438 persona me Covid po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, janë në trajtim 545 pacientë .
Nga ky numër, sipas ShSKUK-së, 438 persona janë të konfirmuar me koronavirus, ku prej tyre 33 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë në okisgjenoterapi.
Të dhënat e përgjithshme:
Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë
13 prej tyre në gjendje të rënduar
171 të konfirmuar me SARS COV-2 pozitivë
194 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 93 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 37 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Mjekimi Intensiv Covid, 13 pacientë + tre në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, katër pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, dy paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë
20 në gjendje të rënduar
267 të konfirmuar pozitivë
225 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 47 pacientë
Spitali i Gjakovës, 64 pacientë
Spitali i Pejës, 75 pacientë
Spitali i Gjilanit, 41 pacientë
Spitali i Ferizajt, 38 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë