438 raste aktive me Covid në Kosovë
25 tetor 2021
| 15:23
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 438 raste aktive me Covid.
Sipas kësaj ministrie gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë paraqitur tri raste të reja me koronavirus.
“Nga 1 298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 225. Në total numri i rasteve aktive është 438”, ka njoftuar MSh-ja.