Zbulohet gabimi në dokumentin e PS për shkarkimin e Ilir Metës, harrohet numri rendor 15-të
50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kanë iniciuar shkarkimin e Presidentit. Në fakt, në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50.
Ky fakt është konstatuar nga politologu Afrim Krasniqi i cili ka bërë një vrojtim të detajuar të dokumentit dhe ka vënë re se është kapërcyer nga numri 14 në numrin 16, ndërkohë numri 15 mungon.
” Në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50. Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin (me siguri, teknik), ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16. Thjesht, mungon numri 15!,” shkruan Krasniqi.