44 aktakuza kundër 52 personave në 24 orët e fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20” dhe një celulari të tipit “Iphone 7+”, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.