44 anëtarë të grupit “Boko Haram” gjenden të vdekur në burg

19 prill 2020 | 10:21

Dyzet e katër anëtarë të dyshuar të grupit terrorist “Boko Haram”, të cilët ishin arrestuar në Çad gjatë një operacioni ushtarak, janë gjetur të vdekur në burg.

Kryeprokurori i Çadit tha se të burgosurit duket se janë helmuar.

Autopsia e katër trupave të të burgosurve të pajetë dëshmoi se ata kishin në organizëm një substancë që u shkaktoi sulm në zemër disa viktimave dhe asfiksi të rëndë disa të tjerëve.

Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 58 personave të dyshuar, të cilët ishin arrestuar gjatë një operacioni të madh të ushtrisë në liqenin Çad.

Kryeprokurori Youssouf Tom njoftoi se prokuroria i ka filluar hetimet për ta zbuluar shkaktarin e saktë të vdekjes së të burgosurve, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës janë bashkuar…