44 milion të papunë në SHBA, 1.5 milion vetëm këtë javë
11 qershor 2020
| 16:54
Miliona amerikanë paraqitën kërkesë për sigurim papunësie javën e kaluar, ndërsa pandemia koronavirus vazhdoi të nxiste pushime të punonjësve.
Pretendimet e papunësisë në SHBA arritën në 1.5 milion.
Shifra e ngriti totalin e 12-jave në 44 milion, që do të thotë më shumë se një në katër punëtorë amerikanë ka humbur punën gjatë pandemisë, shkruan “scantv”.
Megjithatë, regjistrimet e papunësisë këtë javë ranë nga gati 1.9 milion në javën e kaluar. Numri i të papunëve tani ka rënë për 10 javë rresht.