44 të lënduar në një aksident
08 qershor 2018
| 21:22
Të paktën 44 qytetarë janë plagosur sot në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në jug të Polonisë.
Mediat polake njoftojnë se në mesin e të lënduarve ka edhe shumë fëmijë.
Në aksident është përfshirë një autobus që bartte studentë dhe nxënës.
Një zëdhënës i policisë tha se të plagosurit janë duke u trajtuar në spital, ndërsa katër nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.