34 të testuarit nga Kamenica dalin negativë
Në testimet e dyta të kryera dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 34 raste të testuara nga qyteti i Kamenicës kanë rezultuar negative, ka njoftuar kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në “Facebook”. Ai ka treguar se 12 punëtorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të testuar kanë rezultuar negativë.
Shkrimi i tij:
Po vazhdojnë lajmet e mira Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan.
12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ për virusin SARS-CoV-2.
Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin.
Ruaje familjen tënde dhe të tjerët.