44-vjeçari nga Gjilani që vdiq nga koronavirusi kishte qenë në hemodializë

26 prill 2020 | 15:02

Të dielën është shënuar rasti i 21-të, i cili ka humbur jetën me koronavirus në Kosovë. Ky i fundit nga 17 prilli ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, dhe gjendja e tij ka qenë e rëndë.

Infektologu Arben Vishaj ka thënë për “Kosovapress”, ka thënë se pacienti nga rrethi i Gjilanit ka lindur në vitin 1976, dhe se ka qenë në hemodializë.

“Sot në orën 11:30 minuta për fat të keq ka humbur jetën edhe një pacient tjetër. Pacienti ka qenë i lindur me 1976, është nga rrethi i Gjilanit. Përndryshe ka qenë në hemodializë, ka pasur sëmundje tjetër dhe për fat të keq ka humbur jetën. Pacienti kur ka ardhur ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai gjatë tërë kohës ka qenë në hemodializë nga pamjaftueshmëria klinike të sëmundjes së veshkave. Ka qenë në një gjendje septike me infiltrim mushkëror dhe mjerisht sot ka pësuar fatalisht”, ka thënë Vishaj.

Vishaj ka theksuar se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 60 persona, prej tyre pesë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 731 persona me COVID-19, prej tyre 165 janë shëruar, ndërsa me rastin e fundit sot janë 21 persona me koronavirus të cilët kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Holandë, numri i rasteve me koronavirusin e ri ka…