
443 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
05 nëntor 2021
| 08:27
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 443.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 575 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 735 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.