444 pacientë po trajtohen në QKMF-në e Deçanit
13 korrik 2021
| 11:38
444 pacientë janë duke u trajtuar në Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Deçan për shkak të simptomave të helmimit.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk është e keqe. Kështu ka bërë me dije Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së në Deçan.
“444 pacientë janë duke u trajtuar për shkak të simptomave të njëjta. Gjendja e tyre nuk është e keqe”, ka thënë ai për “KK”.
Deri më tani mbi 800 qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes. Simptomat që atyre po i shfaqen janë: Barkqitje, të vjella, mundim etj.