45 milionë euro borxh në kazino, Bruno Mars në telashe prej bixhozit
Rreth 45 milionë euro. Kaq është borxhi që kantautori i njohur Bruno Mars i ka kazinosë MGM Grand në Las Vegas, i akumuluar që nga 2016.
Për shkak të pasionit për lojërat e fatit, kantautori amerikan pritet të kthejë më shumë para se sa ka fituar. Madje sipas NewsNation borxhi është thuajse i barabartë me vlerën e rezidencës së Bruno Mars në Mar-a-Lago.
‘MGM në thelb e zotëron atë’, deklaroi një burim anonim pranë këngëtarit.
Në vitin 2016, këngëtari i hitit ‘Locked out of heaven’ nënshkroi një marrëveshje qëndrimi me kompaninë argëtuese, e cila tashmë ka hyrë në vitin e nëntë. Mars duhej të përfundonte shfaqjet e tij në Las Vegas në gusht të vitit 2023, por kontrata e tij u zgjat deri në vitin 2024. Deri më tani këngëtari hauaian ka performuar në rreth njëqind shfaqje në ‘Qytetin e Mëkateve’.
Në vitin e ri, nga qershori deri në shtator, 12 evente janë planifikuar në Dolby Live në Las Vegas, në të cilat ka fituar 82 milionë euro në vit (1.3 milionë euro në natë).
Bruno Mars ka shitur më shumë se 18 milionë albume dhe 105 milionë këngë në mbarë botën. Në një sërë intervistash në të kaluarën këngëtari nuk e kishte fshehur pasionin e tij për lojërat e fatit, veçanërisht pokerin.
Ai kishte rrëfyer se kishte filluar të luante që në moshën 19-vjeçare kur ishte ende i panjohur në botën e muzikës.