45-shja e LDK-së, Jeta Rafuna: T’ia kthejmë shpresën vendit me kryeministrin Lumir Abdixhiku
09 janar 2025
| 17:04
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, e cila garon me numrin 45 në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt ka njoftuar se bashkë me kolegët LDK-së për deputetë, vizituan banorët e fshatrave Llukar, Makovc, Grashticë dhe Siqevë.
Ata kanë prezantuar projektin “Rruga e Re” për zhvillimin e vendit dhe ndryshimin e nevojshëm.
Rafuna theksoi se janë të gjithë të bashkuar për fitoren e 9 shkurtit dhe për t’i kthyer shpresën vendit.
“Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, dhe Kosovës të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Prof. Dr. Lumir Abdixhiku”.