45 të infektuar me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës
45 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.
“Sa i përket gjendjes së pacientëve: dy pacientë janë në respirator (CPAP), 36 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar spitali i Pejës.
“Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 555 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.
“12 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe kanë lindur 12 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore. 451 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,191 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, është bërë me dije në njoftimin e spitalit të Pejës.