451 raste për tri ditë në Emergjencë, 20 të lënduar në aksidente komunikacioni
14 janar 2019
| 09:59
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për tri ditë janë trajtuar 451 persona.
74 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit, 98 raste ishin të karakterik kirurgjik, kishte 161 pacientë internistikë dhe 95 ortopedikë.
Në këtë kohë, janë kryer 24 intervenime të shpejta kirurgjike. Si pasojë e aksidenteve në trafik, 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton “Epoka e re”.
Për mjekim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 32 pacientë.