Veseli: E bëmë hapin e parë drejt institucionalizimit të tryezës
Veseli: E bëmë hapin e parë drejt institucionalizimit të tryezës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka bërë me dije se sot është bërë hapi i parë i institucionalizimit të tryezës së partive politike.
Pas tryezës të cilën e ka organizuar sot PDK-ja, Veseli ka thënë se në të ardhmen me organizimin e kësaj tryeze do të merren shefat e grupeve parlamentare, raporton “Epoka e re”.
“Sot e bëmë hapin e parë drejt institucionalizimit të tryezës. Që nga takimi i radhës jemi marrë vesh që përfaqësuesit tanë, përkatësisht kryetarët e grupeve parlamentare do ta marrin rolin e përgatitjes së tryezave të partive politike, domethënë të ftesës, në bazë të radhitjes secila parti e thërret tryezën. Në të njëjtën kohë do të përcaktohen edhe prioritet. Do të shkojmë tani gradualisht. Hëpërhë i kemi këto pesë temat e para të cilat janë iniciuar nga PDK-ja, kurse në tryezat e ardhshme do të shkojmë temë për temë. Pra, do t’i trajtojmë temat e caktuara, qoftë për formimin e ushtrisë së Kosovës, dialogut me Serbinë, agjendën e reformave evropiane, konsensusi nacional për Asociacionin dhe reformën zgjedhore”, ka thënë Veseli.
Ai ka deklaruar se ka vullnet nga të gjitha subjektet politike që të arrihet një konsensus nacional për temat e mëdha që e presin vendin.
/Epoka e re/