Kastrati: Armend Muja ma pamundësoi raportimin, ai është një ndër borxhlinjtë e RTK-së

16 qershor 2021 | 13:47

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, ka munguar sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend dite ishte raportimi për raportin financiar të RTK-së.

Për mungesën e tij në këtë mbledhje, Kastrati ka akuzuar  drejtpërdrejtë kryetarin e Komisionit që vije nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar  Armend Muja është njëri nga borxhlinjtë e RTK-së.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Kastratit:

Armend Muja personalisht dhe me qellim ma pamundesoi te raportoj sot para Komisionit te Kuvendit!

Une per komisonin dhe qytetaret kesaj here I kam dy pergjigje:

1.Armend Muja eshte ne mesin e atyre qe ka pase kontrate me sherbime ne RTK, dhe e din shume mire se si angazhohet nje person me kontrate te tille! 2. Armend Muja e din si jane krijuar borxhet e RTK-se nder vite, po ashtu e din se kush I ka borxh RTK-se, sepse Armendi eshte nje nga borxhlinjet e RTK-se! Per pyetjet e tjera te deputeteve do te pergjigjem ne ditet ne vazhdim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabile Shala-Gjaka shpall te pavlefshem deftesen e shkolles fillore “Andon…