46-vjeçari nga Podujeva që vdiq në aksident ishte në autobus së bashku me gruan dhe djemtë
26 korrik 2021
| 14:15
Në mesin e 10 viktimave që vdiqën si pasojë e aksidentit në Kroaci gjatë së dielës, është edhe një 46- vjeçar nga Komuna e Podujevës.
Dhëndri i të ndjerit, Fatmir Halimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se Sevdail Rrustemi ishte së bashku me familjen e tij, pra me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët i shpëtuan aksidentit.
“Pasi motra dhe dy djemtë e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndri ynë Sevdail Rrustemi, ku lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë”, ka shkruar ai.
Deri më tani nga ky aksident janë konfirmuar vdekjet e 10 personave, teksa rreth 40 të tjerë raportohet që kanë marrë lëndime trupore.