
Reali, 80 milionë për Lewandowskin
10 maj 2018
| 11:36
Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.
“Don Balon” ka njoftuar se “Los Blancos” ka ofruar 80 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Bayern Munchenit. Lewandowski ka pranuar se nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Bayern Munich për sezonin e ri. Real Madridi mund ta sjellë Lewandowskin nëse e shet Karim Benzeman ose Gareth Balen.