461 pacientë me Covid po trajtohen QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Në klinikat me Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Covid-19.
Në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është thënë se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 571, ku prej tyre, 461 janë të konfirmuar me Covid.
Prej 461 personave me Covid, 35 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë
Statistikat e publikuara nga ShSKUK-ja:
Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë:
13 prej tyre në gjendje të rënduar
169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
185 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 86 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 44 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv – COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1pacientë
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë:
22 prej tyre në gjendje të rënduar
292 të konfirmuar pozitivë
254 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë