462 rastet e reja me Covid janë nga këto komuna

13 dhjetor 2020 | 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Prishtina vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve të reja me Covid.

Sipas këtij instituti, nga 462 rastet e reja me Covid vetëm në Prishtinë janë paraqitur 175 të tilla.

Pas Prishtinës, renditet Mitrovica, Fushë Kosova dhe Podujeva, raporton “Epoka e re”.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sociologu i njohur, njëherësh profesor universitar, Fadil Maloku ka komentuar…