47 mijë mërgimtarë të regjistruar mund të votojnë të shtunën në ambasada dhe konsullata
Mërgimtarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore e të cilët janë regjistruar për të votuar në konsullatat e Kosovës, këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë më 8 shkurt, një ditë para votimeve në Kosovë.
Mërgimtarët do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Kujtojmë se 47 mijë mërgimtarë mund të votojnë në ambasada e konsullata për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më poshtë mund t’i gjeni disa konsullata në Gjermani dhe Zvicër ku mund të votohet:
Më poshtë janë adresat e konsullatave ku mund të votoni:
Berlin – Koenigsallee 20A/20B, 14193 Berlin
Düsseldorf – Bilker Straße 29, 40213 Düsseldorf
Frankfurt am Main – Falkensteiner Straße 77, 60322 Frankfurt am Main
Hamburg – Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg
München – Albert-Schëeitzer-Straße 62, 81735 München
Stuttgart – Johannesstraße 47b, 70176 Stuttgart
Votimi fizik për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar të votojnë fizikisht në Konsullatën në Cyrih.
Adresa e Konsullatës është: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich.