47 pacientë me Covid në gjendje të rëndë shëndetësore
Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) ka bërë me dije se në këtë qendër dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 533 pacientë, prej tyre 409 me Covid.
Sipas QKUK-së, 47 pacientë me Covid janë në gjendje të rëndë.
“533 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej tyre 409 janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19. Me oksigjeno terapi janë 348 persona, ndërsa 47 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë për trajtim 205 pacientë, 170 të konfirmuar me Covid-19, gjersa 123 raste janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 328 pacientë. 239 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq 225 persona i janë nënshtruar oksigjenoterapisë”, ka njoftuar QKUK-ja.