47 raste të reja me Covid-19 në zonat e banuara me serbë

10 nëntor 2020 | 14:21

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë sipas të dhënave më të fundit, janë regjistruar 47 raste të reja të infektimit me virusin “Korona” dhe shtatë persona të shëruar.

Deri më tani, gjithsej 1 030 persona janë shëruar nga ky virus, kurse janë testuar 6 400 persona, nga të cilët 1 356 prej tyre janë diagnostikuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë 41 njerëz të prekur me Covid-19 kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, raporton “Radio Kontakt Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nënshkruar edhe një projekt…