47-shi i LDK-së, Ismet Beqiri, merr përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit
05 shkurt 2025
| 16:57
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka vizituar familjen Vitija në ‘Kodrën e Trimave’. Beqiri i cili garon me numrin 47 në listën zgjedhore të LDK-së, ka falënderuar familjen Vitija për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të LDK-së.
“Një mbrëmje e këndshme në familjen e madhe dhe shumë të respektuar Vitija të lagjes Kodra e Trimave. Familje e ndershme, punëtore, kombëtare dhe përkrahëse e vazhdueshme e LDK-së. Faleminderit familjes Vitija, në veçanti Kushtrimit për organizimin✌️.”, ka shkruar kandidati për deputet, Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI 47✅