47 të vdekur nga sulmi rus në Çernihiv

04 mars 2022 | 17:32

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se 47 persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.

“Më 3 mars, 47 persona (38 burra dhe 9 gra) u vranë nga një sulm ajror rus në një zonë të banuar në Çernihiv”, thanë autoritetet lokale në Facebook.

Që kur nisi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një javë më parë, Rusia ka thënë se nuk synon zonat civile megjithëse ka pasur shumë raportime për viktima në mesin e civilëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtypi botëror është duke i kushtuar vëmendje të madhe ngjarjeve…