47-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër, u godit nga një vetura
Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar
Në përplasjen mes një furgoni (kombibusi) dhe një makine në Valiss, një person ka humbur jetën të premten, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, ka marrë lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.
Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis, shkruan sda.ch.
Pak pas orës 17:00, një person 66 vjeçar nga Kantoni Valis po nguiste makinën e tij në Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.
Për arsye që ende nuk dihen, automjeti i tij ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon transporti që po lëvizte me korrektësi në drejtim të lokalitetit Martinach.
Personi i vdekur është një kosovar 47 vjeçar me banim në rajon i cili drejtonte furgonin.
Pasagjeri i tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Valisi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Sionit, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve ka mbetur i lënduar lehtë. Për shkak të aksidentit rruga ka mbetur e mbyllur deri në orën 22:40.