Këto janë subjektet politike që deri me tani kanë aplikuar për certifikim në KQZ

12 gusht 2021 | 12:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Prej tyre 2 janë parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur.

Afati për regjistrimin e subjekteve politike në KQZ përfundon të hënën, më 16 gusht.

Me poshtë janë emrat e 19 subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim në KQZ:

PARTI  POLITIKE

  1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
  2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

 

INICIATIVAT QYTETARE

  1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
  4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
  5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
  6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
  7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

 

KANDIDATËT E PAVARUR

  1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
  2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
  3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
  4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
  6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
  8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
  9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
  10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se…