48-shi i PDK-së: Mbështetja ndaj meje, padyshim që do të jenë përgjegjësi për misionin e ri
06 shkurt 2025
| 00:33
Kandidati për deputet, Naim Ismajli ka qëndruar në konakun e Qamil Mustafës nga fshati Komogllavë e Ferizajt.
Ismajli që në këto zgjedhje garon me numrin 48 në listën zgjedhore të PDK-së, ka falënderuar banorët e lagjes Mustafa të Komogllavës për mikpritjen dhe mbështetjen.
Postimi i plotë i Ismajlit:
FERIZAJ
Sonte isha i nderuar që isha në mesin e lagjes Mustafa në konakun e Qamil Mustafës nga fshati Komogllavë, mikpritja dhe mbështetja që më ofruan sonte padyshim që do të jenë përgjegjësi për misionin e ri, para tyre shpalosa programin politik të udhëhequr nga Bedri Hamza.
Kosova mundet ma mirë!
PDK 131
Bedri Hamza 1
Memli Krasniqi 2
Naim Ismajli 48
Aulona Syla 73