48-shi i PDK-së merr mbështetje në lagjet Mujota dhe Salihaj në Shtime
22 janar 2025
| 12:29
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 48, Naim Ismajli, mbrëmë ka takuar banorët e lagjeve Mujota dhe Salihaj.
Ai ka thënë se në programin politik të PDK-së të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza, angazhohen me veprime konkrete për ruajtjen e vlerave të luftës dhe nderimin e kontributit të tyre.
“Në lagjet Mujota dhe Salihaj u pritëm me ngrohtësi në dy konake që kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në programin tonë politik të PDK-së të udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza, angazhohemi me veprime konkrete për ruajtjen e vlerave të luftës dhe nderimin e kontributit të tyre”, ka shkruar Ismajli në “Facebook”.