48-shi i PDK-së, Naim Ismajli: Angazhim i yni maksimal është një hap më afër fitores, një hap më afër një Kosove që mundet më mirë
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Naim Ismajli i cili garon me numrin 48 në listën zgjedhore të kësaj parti ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm dhe një angazhim më të madh për një fitore të PDK-së.
Postimi i plotë i Ismajlit:
Kosova mundet më mirë!
Deri më 9 shkurt 2025, na ndajnë vetëm disa ditë, dhe është koha që të tregojmë se Kosova meriton një të ardhme më të mirë, një të ardhme të udhëhequr nga vizioni i qartë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bedri Hamza si kryeministër i ardhshëm.
Nga çdo lagje, fshat e qytet, kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që kanë vendosur të besojnë tek PDK-ja si forca e parë në vend.
Ky masovitet është dëshmi e qartë se Kosova është gati për ma mirë, dhe për një udhëheqje të përgjegjshme që punon për të mirën e të gjithëve.
Prandaj, mobilizimi është kyç! Të mos ndalemi deri më 9 shkurt. Çdo angazhim i yni është një hap më afër fitores, një hap më afër një Kosove që mundet dhe do të bëjë më mirë.
#MaMirë
Bedri Hamza 1
Memli Krasniqi 2
Naim Ismajli 48
Aulona Syla 73