49.5 gradë temperatura në Ankara, ekspertët paralajmërojnë një gjë
Një rekord i ri i temperaturës në historinë e Turqisë u vendos të martën – termometrat treguan 49.5 gradë në provincën Eskisehir në perëndim të Ankarasë, njoftoi Ministri i Mjedisit Mehmet Ozaseki.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, Zhvillimit Urban dhe Ndryshimeve Klimatike, më 15 gusht është shënuar një rekord i ri i temperaturës në historinë e Turqisë: 49,5 gradë në fshatin Saricakaya, provinca Eskişehir”, shkruan Mehmet Ozaseki në rrjetin social X (Twitter).
Rekordi i mëparshëm, 49.1 gradë, ishte në provincën Sirnak në juglindje të vendit në korrik 2021.
Eksperti i meteorologjisë prof. Orhan Sen më herët tha se në Anadollin Qendror, Egjeun Qendror dhe Anadollin Juglindor vapa do të zgjasë deri të dielën.
Në rajonin e Marmaras, përfshirë Stambollin, temperatura është brenda kufijve normalë – rreth 28-30 gradë, por me lagështi të paktën 80 për qind.