49 emigrantë nisen nga Italia për në Shqipëri

26 janar 2025 | 15:27

Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dymujore.

49 emigrantë hipën në bordin e anijes Cassiopea të marinës për t’u transferuar në qendrat në Shqipëri ku do të nisin procedurat e pritjes, ndalimit dhe vlerësimit për rastet individuale.

53 emigrantë të tjerë paraqitën spontanisht pasaportat e tyre për të shmangur transferimin.

Sipas burimeve të Euronews Albania, emigrantët në bord janë egjiptianë dhe bangladeshas ndësa do mbërrijnë në Portin e Shëngjinit rreth mëngjesit të së martës.

Anija “Cassiopea” u nis nga Lampeduza dhe po përdoret për transferimin e tretë të azilkërkuesve në Shqipëri, pas dy të parëve në tetor dhe nëntor në bazë të marrëveshjes Meloni-Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…