49 rastet e reja me Covid janë nga këto komuna të Kosovës

11 tetor 2020 | 15:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur dy persona nga Covid-19, duke e quar në 647 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Po ashtu, ky institut ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 53 persona dhe janë paraqitur 49 raste të reja, ku Prishtina vazhdon të prijë më numrin më të madh të të infektuarve nga Covidi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 16 179 raste nga 74 586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 197”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve nga secila komunë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi Ledri Vula ka publikuar këngën “Si baba” të cilën…