5 humbje radhazi, Lakersat rrezikojnë seriozisht ‘play-off’-in

10 mars 2019 | 13:14

Lakers nuk arrijnë të bëjnë kthesën ashtu sikurse pritej, ndaj “play-off”-i mbetet një ëndërr edhe këtë sezon për skuadrën kaliforniane, që sot u mund 120-107 nga Boston. Pas një pjese të parë të ekuilibruar në të dytën erdhi shkëputja e Boston, ku u dallua Irving me 30 pikë (6 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë).

Për Lakers shkëlqeu i zakonshmi LeBron James, që realizoi një “triple double”, 30 pikë 10 rebound e 12 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Lakers ndodhen në vendin e 11-të, shumë larg 8 skuadrave të para që shkojnë në play off.

Pa probleme fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 131-114 Charlotte, ndeshje që u vendos në periodën e katërt në favor të skuadrës vendase. Antetokounmpo realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Lopez me 25, një dyshe që bëri diferencën për Bucks. Fiton edhe Portland, që mposhti 120-107 Phoenix, ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendës, ku më i miri në parket ishte McCollum me 26 pikë (65 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Sacramento triumfoi 102-94 në fushën e Neë York, sfidë ku miqtë dominuan në minutat e fundit dhe triumfuan falë Fox, që realizoi 30 pikë. Koha shtesë nderon skuadrën e Minnesota, që mundi 135-130 Washington, sfidë me emocione dhe rivalitet. Towns ishte shënuesi më i mirë, me 40 pikë e 16 rebound për vendasit. Në sekondat e fundit triumfon Brooklyn, që mundi 114-112 Atlantën jashtë fushe, sfidë ku Dinwiddie realizoi 23 pikë (7 lojtarë të Nets realizuan mbi 10 pikë).

Rezultatet

New York – Sacramento         94-102
Atlanta – Brooklyn                  112-114
Minnesota – Washington       135-130
Lakers – Boston                       107-120
Milwaukee – Charlotte           131-114
Portland – Phoenix                  127-120

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…