5 lidhjet e Angelina Jolie që “tronditën botën”
Angelina Jolie ka qenë në pesë marrëdhënie serioze, por jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes që kur karriera e saj e filmit u ngrit në vitet 1990.
Jolie u nda nga dashuria e saj e parë dy vite më vonë, sepse në moshën 16-vjeçare ajo nisi të përqendrohej te karriera.
Në vitin 1994, aktorja gjen përsëri dashurinë. Teksa xhironin filmin “Hackers”, ajo pati një lidhje me Jonny Lee Miller.
Ata humbën kontaktin pasi prodhimi përfundoi, dhe ajo më pas filloi të dilte me Jenny Shimizu.
Ajo u shpreh se nuk “ishte aty për të” dhe tha se nuk kishte qenë një mike e mirë për Miller.
Jolie “tronditi botën” në vitin 2000, kur u martua përsëri, këtë herë me Billy Bob Thornton. Martesa e tyre nuk zgjati shumë.
Në vitin 2004, Jolie ra në dashuri me një tjetër aktor në sheshxhirim, Brad Pitt, gjatë filmit “Mr.&Mrs. Smith”. Ai ishte i martuar me Jennifer Aniston në atë kohë, një skandal që tronditi Hollywood-in.
Pitt dhe Jolie u martuan në heshtje në vitin 2014 dhe Jolie bëri kërkesë për divorc në 2018-ën. Ata ishin ligjërisht beqarë në vitin 2019.