Më 5 mars mbahet seanca për demarkacionin
28 shkurt 2018
| 17:55
Pas dështimit të tri seancave për votimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kuvendi i Kosovës më 5 mars do të mblidhet edhe një herë për t’i dhënë fund kësaj marrëveshje.
Kështu kanë bërë me dije për “Epokën e re” burime brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Pas dështimit të seancës se sotme, jemi dakorduar që seanca për demarkacionin të mbahet më 5 mars”, ka thënë ky burim.