5 mijë e 251 persona vaksinohen kundër Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Ndonëse ka filluar vaksinimi masiv që nga 15 qershori i këtij viti, nuk është parë numër i madh i të vaksinuarve kundër Covid-19.
Në 24 orët e fundit në vend 5 mijë e 251 persona janë vaksinuar kundër Covid -19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë dhënë 236 mijë e 35 vaksina.
Ndërsa, 57 mijë e 994 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se të gjitha vaksinat që i ka Kosova në dispozicion janë të sigurta.
Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka në stoqet e veta vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.