5 mijë e 565 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

06 nëntor 2020 | 07:48

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë janë 5 mijë e 565 raste aktive me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

IKShPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu IKShPK-ja ka njoftuar se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 22,206.

Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar rreth…