5 milionë nënshkrime në peticionin për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE
Peticioni i cili i ka kërkuar Qeverisë britanike për të revokuar nenin 50 dhe rishikimin e planit të saj për të dalë nga Bashkimi Evropian ka kaluar 5 milionë nënshkrime, pas një proteste masive e cila është mbajtur të shtunën në Londër.
Peticioni ka vazhduar të rritet pas marshit të së shtunës, të cilën organizatorët pretendonin se panë më shumë se një milion njerëz në rrugët e Londrës.
Margret Georgiado, gruaja e cila e ka bërë peticionin, ka thënë të shtunën se kishte marrë kërcënime me vdekje.
Ajo ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se natën e së premtes ajo kishte marrë tri kërcënime të tilla përmes telefonit.
Georgiado ka theksuar se kishte fshirë edhe llogarinë e vet në “Facebook”, pasi drejt saj kishte shpërthyer “përrua e akuzimeve”, shkruan “The Guardian”.