5 raste me fruth gjatë këtij viti në Kosovë, IKShPK-ja: Është sëmundje serioze, vaksinohuni!

25 mars 2025 | 13:48

Gjatë këtij viti janë regjistruar pesë raste të fruthit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), vaksinimi kundër fruthit arrin një përqindje mbi 90 për qind.

Në një përgjigje të IKShPK-së për “Indeksonline” është thënë se deri tani vaksinimi me dozën e parë është 89 për qind, ndërsa me dozën e dytë 94 për qind.

IKShPK-ja ka thënë se thirrja e këtij institucioni për vaksinim ka pasur efekt. Ndërsa vazhdon tu bëjë thirrje prindërve, që t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

“IKShPK-ja u bën thirrje prindërve në vazhdimësi, që t’i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, sepse fruthi është sëmundje infektive serioze dhe shumë më ngjitëse se gripi, dhe mund të shfaqë komplikime serioze. Vaksinimi është mënyra më efikase për ta parandaluar”, është thënë në përgjigjen e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka folur për pozicionin e…