5-shi i PDK-së, Uran Ismaili: Hamza realizoi më së shumti premtime në Kosovë në nivel komunal
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar lartë kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si një menaxher të jashtëzakonshëm dhe figurë me integritet të lartë.
Ismaili tha se përkrahja e madhe për Hamzën është rezultat i punës dhe përkushtimit të tij gjatë udhëheqjes, transmeton klankosova.tv.
Ai theksoi se Hamza ka përmbushur rreth 95 për qind të premtimeve të tij brenda tre viteve të para të qeverisjes në Mitrovicë.
”Salla e mbushur është rezultat edhe që (Bedri Hamza) gëzon si njeri me integritet të lartë, por po ashtu edhe si menaxher i jashtëzakonshëm. Sepse afro 95 për qind të premtimeve të tij i ka përfundu që vitin e tretë”, shprehet ai për t7.
”Ai i ka dy statistika që janë interesant, është i dyti më së shumti premtime në Kosovë, i pari ka qenë kryetari i Prishtinës, por zoti Hamza i ka pasë rreth 95 për qind të premtimeve të përmbyllura vitin e tretë të qeverisjes”.
”Kjo tregon që, përpos qe ka integritet të lartë dhe ka një figurë tepër të respektuar, mitrovicasit ia dinë edhe punën të drejtpërdrejt me qytetin e tyre”.