5 të plagosurit në ‘Aktash’ dalin sot para gjykatësit, seanca pritet të mbahet në QKUK
03 shtator 2024
| 13:02
Pesë të plagosurit nga shkëmbimi i zjarrit mes familjes Sekiraqa dhe Gashi (Capat) në lagjen “Aktash” në Prishtinë, priten të dalin para gjykatësit.
Sipas “Sinjalit”, seanca dëgjimore pritet të mbahet në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku ata po trajtohen.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar se seanca ndaj Salih Sekiraqës, Korab Gashit, Robert Llumnicës, Fatos Abazit dhe Valdrin Ademit do të mbahet në orën 14:00.