5 të vdekur dhe 60 të lënduar në një aksident në SHBA
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni në shtetin federal amerikan Pensilvania.
Rreth 60 njerëz u transportuan në spitalet e zonës pas aksidentit, i cili ndodhi sot në Mount Pleasant Township, në lindje të Pittsburghut, njoftoi policia lokale.
Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit në të cilin u përfshinë dy kamionë me rimorkio, një autobus turistësh dhe një automjet pasagjerësh, por autoritetet dyshojnë se kjo mund të jetë si pasojë e kushteve atmosferike.
Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Motit thonë se ka pasur reshje të lehta dhe temperatura nën zero gjatë natës.
Një shtrirje prej 86 kilometrash të autostradës u mbyll nga daljet në New Stanton (Dalja 75) deri në Breezewood (Dalja 161).
Autostrada përreth ka të ngjarë të jetë e mbyllur për pjesën më të madhe të ditës, dhe korsia e kundërt ishte e mbyllur për të hyrë në vendin e aksidentit./ksp