50 Cent thyen heshtjen ndaj akuzave të ish-partneres së tij për abuzim
Reperi 50 Cent, së fundmi është akuzuar nga ish-partnerja e tij aktore Daphne Joy, për abuzim fizik dhe të tjera. Derisa janë duke luftuar për kujdestarinë e djalit të tyrë, reperi ka vendosur të thyej heshtjen ndaj akuzave kundër tij.
“Akuzat shqetësuese në deklaratat e betuara të paraqitura së fundmi në një cështje gjyqësore në lidhje me nënë e fëmijës tim, më kanë kërkuar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur djalin tim. Akuzat më të fundit të rreme dhe të pabaza nga Daphne janë qartë në përgjigje të vëndimit tim për të kërkuar kujdestarinë e vetmë të djalit tim.
Ai është prioriteti im kryesor dhe mbajtja e tij në një mjedis të sigurt është fokusi im i vetëm këtë kohë” ka thënë reperi në një deklaratë për revistën “Us Weekly” më 28 mars. Ish-partnerja e reperit ka reaguar menjëherë pasi është raportuar se 50 Cent po kërkonte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre, pasi kjo e fundit u supozua se ishte përfshirë në një padi për trafikim kundër reperit P Diddy, i cili tashmë ka një varg akuzash për sulme të ndryshme, sipas Us Ëeekly. 50 Cent dhe aktorja Daphne Joy kanë qenë në lidhje nga viti 2011 deri në 2012 ku pas ndarjes pritën djalin e tyre, Sire.