50 % e gjermanëve këtë verë do të qëndrojnë në shtëpi

21 maj 2020 | 11:34

Gjysma e qytetarëve të Gjermanisë do t’i kalojnë pushimet në shtëpi këtë vit për shkak të krizës së shkaktuar nga Korona dhe nuk planifikojnë udhëtime, sipas një sondazhi të opinionit publik të transmetuar nga shërbimi publik ARD të enjten.

Sipas një studimi të Institutit “Infratest Dimap” për shërbimin publik të ARD-së, 50 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të udhëtojnë askund për pushime këtë vit.

Tridhjetë e një për qind thanë se ata do t’i kalonin pushimet e tyre në Gjermani dhe vetëm 19 për qind planifikojnë të udhëtojnë në një vend evropian.

Jashtë Evropës, vetëm 3 për qind e të anketuarve planifikojnë pushime.

Vitin e kaluar 15 për qind e gjermanëve i kaluan pushimet në një kontinent tjetër.

Sipas anketës, 15 për qind e të anketuarve janë ende të pasigurt se ku do t’i kalojnë pushimet e tyre këtë vit.

ARD përfundon se hapja e planifikuar e kufijve ndërevropianë dhe heqja e masave të tilla si karantina mund ta rrisin numrin e atyre që ende vendosin të shkojnë në pushime.

Këtë javë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas diskutoi për mundësinë e krijimit të një kornize udhëtimi këtë verë me kolegët nga vendet fqinje dhe vendet që njihen si destinacione të njohura turistike për shtetasit gjermanë, përfshirë Kroacinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka dhënë një shpjegim…