50 % e të infektuarve në Suharekë janë nën 25 vjeç

14 prill 2020 | 10:00

Dy familje nga Komuna e Suharekës janë izoluar dhe po përcillen nga policia pas paraqitjes edhe të nëntë rasteve të reja me virusin “Korona” në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se rreth 50 % e të infektuarve me virusin “Korona” janë nën moshën 25-vjeçare. Tre të mitur 11, 13 dhe 17 vjeçar si dhe dy persona të moshës 22 dhe 25-vjeçar, të cilat janë identifikuar si raste të kontaktit.

Muharremaj ka treguar se gjendja e tyre është stabile dhe sa gjatë ditës do të dezinfektohen shtëpitë e tyre dhe komuna do të dërgojë pajisje elementare mbrojtëse dhe gjëra ushqimore.

Më tej, Muharremaj ka treguar se komuna është duke punuar dhe po përpiqet ta këputë zinxhirin e të të infektuarve me virus. “Gjendja e të infektuarve është stabile dhe e qetë. Edhe dy familje i kemi izoluar në Vraniq. 23 fshatra janë të prekur me koronavirus. Sot komuna do t’i dezinfektojë dy shtëpitë e familjes dhe do t’i sigurojë masa mbrojtëse dhe gjëra ushqimore. 50 % e rasteve janë nën moshën 25-vjeçare. Kemi prej 11, 13, 17-vjeçar si dhe dy të rritur 22 dhe 25 vjeçar. Komuna është duke punuar për parandalimin e rritjes së rasteve”, u shpreh Muharremaj për EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse për shkak të pandemisë së Covid-19 shumë prej…