50 për qind e australianëve duan që Gjokoviqi të dëbohet
14 janar 2022
| 08:54
Tenisti Novak Gjokoviq e fitoi betejën gjyqësore për të qëndruar në Australi, dhe i filloi stërvitjet e tij për Australian Open këtë javë.
Mirëpo, sipas një anketimi public nga një organizatë hulumtuese australiane, Utting Research, së paku 50 për qind e publikut lokal do që serbi të dëbohet nga shteti i tyre.
Gjokoviqit fillimisht i ishte dhënë leje mjekësore për të luajtur në kompeticionin që e ka fituar nëntë herë, më shumë se çdokush tjetër.
Mirëpo, me të arritur në Melburn të mërkurën ai u dërgua në mbajtje nga Forcat Kufitare dhe iu revokua viza.