50 për qind e qytetarëve të interesuar për politikën, mbi 70 për qind konsiderojnë se qeveria ndërhynë në biznese

19 korrik 2021 | 10:59

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung kanë prezantuar rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”, raporton EO.

Leonora Kryeziu, nga PIPS tha se të dhënat mund t’ju hyjnë në punë partive politike ngase paraqesin pikëvështrimet e qytetarëve.

“Anketa vjen si pjesë e punës tonë dhe ofron të dhëna kredibile që do t’ju hynin në punë partive politike, studiuesve. Raporti tregon pikvështrimet e qytetarëve”.

Butrint Berisha, nga PIPS, tha se janë anketuar 800 qytetarë nga 38 komunat në vend. Sipas rezultateve del se 77% e tyre besojnë që qeveria ndërhyn në biznese.

Përderisa 55% e tyre kanë deklaruar se votojnë gjithmonë, ndërsa 50% thonë se janë të interesuar për politikën.

Anketa është e ndarë në pyetje shteti dhe ekonomia, kurse në pjesën e dytë pyetjet janë orientuar për politikën.

Anketa është organizuar në 38 komuna dhe janë anketuar 800 qytetarë të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e…