50-shi i PDK-së: Arllati dhe Llapushniku treguan një përkrahje dhe mobilizim siç ata dinë
02 shkurt 2025
| 10:53
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 50, Betim Gjoshi, ka thënë se Arllati dhe Llapushniku treguan një përkrahje dhe mobilizim siç ata dinë.
“Shpreha mirënjohjen që për 25 vite na qëndruan në krahë, por falënderova edhe për mbështetjen time si kandidat me nr. 50. Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur dhe përkushtimin që keni treguar ndër vite. Betimi për Fitore”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.